Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar mbrëmjen e sotme 10 videopërgjime të reja të blerjes së votave në zgjedhjet lokale në Dibër, pjesë e dosjes 184.

Në video përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.

Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

Biseda mes tyre:

Xhemal Qefalia: Berti…
Shef i policisë së Dibrës: Hë shoku im

Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet me u justifiku. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen

Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitojshin ato.

Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.

Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi , s’ë besonin më.

Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë …. (Nuk kuptohet qartë)

Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina…u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.

Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak

Xhemal Qefalia: E pra e,  kam nevojë të pushoj, të çlodhesh një çik

Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…

Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?

Shef i policisë së Dibrës: Po po i përcolla tani, të lumtur

Xhemal Qefalia: Për drekë them unë

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s’e di ça bën a hëngrën , a koktej

Xhemal Qefalia: Drekë, drekë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi

Xhemal Qefalia: Hajde vëlla, mos e çajë tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi ai ty, mos ashu gjë nga ato

Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën

Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao!

Xhemal Qefalia: Ciao!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb