Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë dy nga personazhet e showbizit shqiptar më në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Përveç projekteve të tyre muzikore, vëmendje të madhe mediatike kanë marrë ndarjet e tyre nga ish-partnerët.

Së fundmi Xhensila dhe Ledri po përfliten se kanë nisur një bashkë romancë. Prej disa kohësh ata janë parë nga fansat në shoqërinë e njëri-tjetrit në ambientet e disa prej lokaleve në Prishtinë dhe Prizren.

Mediat e Kosovës kanë pohuar së fundmi se Ledri dhe Xhensila janë në nisje të një romance dhe se takimet mes tyre nuk janë bërë për shkak të projekteve muzikore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Xhensila Myrtezaj pas një procesi gjyqësor që zgjati afërsisht një vit, para pak kohësh këngëtarja është divorcuar nga aktori i njohur Bes Kallaku. Edhe pse aludimet për ndarjen e tyre kanë qenë të shumta, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të bëjë një deklaratë për këtë. Ata kanë edhe dy fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen, të cilët vazhdojnë të jetojnë me Xhensilën.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa kohësh. Edhe pse ata janë fotografuar disa herë bashkë pas ndarjes për shkak të vajzës së tyre Poem Blu, nuk ka pasur një ribashkim.

Ledri u aludua se ishte në një lidhje me bukuroshen kosovare Rina Zaiti ndërsa Sara së fundmi flitet se është në një lidhje të re me një biznesmen shqiptar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb