Xherdan Shaqiri duket se është shkaktari kryesor për lëndimin e dorës së Arjen Robbenit.
Portali i njohur botëror, ‘Goal.com’, nëpërmjet një karikature ka treguar se Xherdani ishte ai që e lëndoi në dorë tulipanin.

Autori i karikaturave, Omar Momani bëri një të tillë duke i vënë Xherdanit një maskot të krokodilit, dhe shihet duke e kafshuar mesfushorin holandez.

Kjo sipas Momanit ishte, pasi për shkak të Robbenit, Shaqiri u detyrua të largohet në drejtim të Interit.

Gjithsesi krejt kjo karikaturë ishte një shaka, pasi Robben dhe Shaqiri janë miq të mirë.

(d.b/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb