ZVICER- Një çift tjetër ka lindur në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për futbollistin me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri dhe modelen simpatike Diana Avdiu. Burime pranë çiftit thonë se lojtari i kombëtares së Zvicrës dhe Diana, prej tetë muajsh komunikojnë me njëri-tjetrin. Në pamundësi për t’u takuar shpesh, për shkak edhe të obligimeve të tyre, nuk është mundur të shkrepet një foto e dy të dashuruarve.

Megjithatë, Xherdani me sa duket ka vendosur që t’i bëjë një surprizë të dashurës së zemrës, për të udhëtuar drejt SHBA-ve, ku modelja punon për momentin. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të
flasë rreth kësaj marrëdhënieje. I kontaktuar nga ne, futbollisti ka mohuar tëketë një lidhje me supermodelen, duke thënë se nuk ka asgjë mes tij dhe Dianës. Por miqtë e përbashkët pohojnë se ndjenja mes dy të rinjve sa vjen e bëhet më e fortë dhe shumë shpejt nëpër mediat do të qarkullojnë dhe fotot e para të tyre.

(ma.ar/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb