Xhevahir Sukaj, futbollisti i Partizanit i cili u bë pjesë e të kuqve në merkaton e janarit, ka postuar në Instagram një video që na kthen pas në kohë. Bëhet fjalë për golin e shënuar ndaj Tiranës vjet në derbin e kryeqytetit, derb që do të luhet sërish të hënën.

Pak ditë para zhvillimit të tij, bomberi shkodran “provokon” me videon në llogarinë e tij, të cilën e justifikon me ditën e “Shën Valentin”-it.

Ngaqe eshte dita e shen valentinit me erdhi nje shprehje# ai qe te do te rrah

A post shared by xhevahir sukaj (@xhevahirsukaj) on


Madje 29-vjeçari nuk ndalet këtu, por në diçiturë shkruan: “Ngaqe eshte dita e shen valentinit me erdhi nje shprehje: ai qe te do, te rrah”. Kujtojmë që në atë ndeshje të luajtur në sezonin e kaluar, në stadiumin “Qemal Stafa”, Sukaj ishte protagonisti i asaj fitoreje me rezultat të ngushtë 1-0.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb