PRISHTINE – Një djalë i ri nga Kosova ka rrëfyer për RTK-në se ishte imami nga Busavata e Kamenicës, Alejhim Maliqi ai që i mbushi mendjen të udhëtonte drejt Sirisë.

Thuhet se hoxha nga Busavata ndodhet aktualisht përkrah ISIS-it dhe po mundohet të rekrutojë kosovarë të tjerë.
“Ai m’i ka ndreqë punët, më ka thënë çka po jeton atje, hajde jeto me sheriat këtu, ajo atje nuk është jetë”,- rrëfen djali.

Hoxha nga Busavata njihet edhe për ligjeratat e tij nëpër xhami, ku përkrahte në mënyrë të tërthortë luftën në Siri.

Rrefimi ekskluziv by GazetaExpress
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb