TIRANE – Ndonëse pak e njohur për audiencën shqiptare, në Shtetet e Bashkuara Xhoana Xheneti është një nga femrat më të njohura të jetës së natës, jo vetëm si frekuentuese e rregullt e saj, por edhe si performuese.

Modele, kërcimtare, këngëtare dhe aktore, vajza nga Tirana ka pushtuar vëmendjen e publikut amerikan, madje vite më parë ka qenë pjesëmarrëse edhe në emisionin e së famshmes Ellen DeGeneres.

E njohur për jetën e saj luksoze, udhëtimet e shumta dhe shfaqjet mjaft ekstravagante, Xhoana nuk ngurron që të shfaqë edhe të gjithë sensualitetin e saj, duke ardhur hera-herës në poza joshëse që nxisin jo pak imagjinatën mashkullore. Së fundi ajo ka pozuar ‘topless’ në një set të ri fotografik, teksa tenton të zhveshë pantallonat.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: