Pezullimi nga kombëtarja ka shqetësuar jo pak Granit Xhakën, por së fundmi, vjen një lajm i mirë për mesfushorin. Ai do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës. Këtë e ka konfirmuar  trajneri Murat Yakin, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Graniti është kapiteni ynë”, – tha Yakin, i cili thekson gjithashtu se problemet e fundit do të diskutohen sapo të kthehet në kombëtare.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe lojtari Akanji. “Gjithçka do të mbetet e njëjtë dhe Xhaka do ta mbajë përsëri shiritin e kapitenit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb