Zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Hoyt Bryan Yee në Info Magazine ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, për shkak të rëndësisë që ka për të dy vendet, por edhe për rajonin në përgjithësi.

“Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, është njëra ndër zhvillimet më të rëndësishme në rajon”.

“Edhe Prishtina edhe Beogradi, synojnë që të kenë të ardhme më të begatshme për popullin e tyre, dhe ky dialog që është një qetësim i tensioneve dhe gjetje e mënyrave për t’i zgjidhur konfliktet është proces i rëndësishëm”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: