Ylli i “Formula 1”, Jenson Button është martuar me modelen e “Playboy”, Brittny Ward, pas katër vitesh lidhjeje.

“Ardhja e papritur” e djalit Hendrix, tani dy vjeç, i detyroi ata fillimisht ta shtynin dasmën e menduar për në vitin 2019, më pas e shtynë sërish për shkak të pandemisë.

Por ditën e djeshme ata u martuan në një ceremoni të bukur dhe romantike në Palm Beach, Florida. Një fotot e postuara në Instagram shihet çifti i porsamartuarit që shkëlqenin teksa kërcenin në krahët e njëri-tjetrit.

Jenson, 42 vjeç, kishte veshur një kostum elegant dhe 31-vjeçarja Brittny mahniti me një fustan klasik të bardhë saten.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb