Dalja e fundi në ekran i një prej yjeve të kinemasë italiane Gabriel Garko, ka ngritur shumë pikëpyetje mbi imazhin e tij. Jo vetëm mediat por edhe publiku kanë ngritur dyshime për ndërhyrje të mundshme, që idhulli i shumë femrave mund të ketë bërë në fytyrën e tij.

Dje Garko është shfaqur në show-n “L’Arena di Massimo Giletti” dhe duket sikur diçka ka ndryshuar në fytyrën e tij. Mediat online madje kanë guxuar ta krahasojnë imazhin e sotëm të aktorit 42-vjeçar me atë të aktores italiane, Eva Grimaldi, për shkak edhe të transformimit që 53-vjeçarja ka pësuar në fytyrë falë ndërhyrjeve estetike.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: