TIRANË

Pasojat e Covid-19 në organizmin tonë janë të ndryshme, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon një krem të posaçëm dhe çajëra të veçantë për të marrë veten.

I ftuar në “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka, Merja flet mbi përbërësit natyralë të mbledhur bashkë në kremin e prodhuar prej tij, ku gjen shumëllojshmëri bimësh apo edhe enzimat e kërmillit.

Masazhi i kyçeve e kocka me këtë krem ndihmon në relaksimin e muskujve dhe organizmi ndihet më në formë për të përballuar aktivitetin fizik. Krahas kremit “Reumer” ai ndalet edhe tek çajërat për qetësimin e sistemit nervor, ku bën pjesë rozmarina, kamomili, melisa apo dhe nenexhiku.

E rëndësishme sipas tij është edhe pasurimi i dietës me fruta të thata për vlerat që kanë. I pyetur për atë që do veçonte në këtë sezon pranvere për shëndetin, Merja thekson qumështin e bletës, propolisin, hithrat apo dhe mëllagën e zezë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb