Skuadra e Liverpool ka një histori të lavdishme, por ajo që e bën më të veçantë këtë klub është mbështetja që i dhurojnë tifozët, sidomos kur në stadium këndohet himni shumë i famshëm “You’ll never wallk alone”, ose shqip: “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm.”

Si fillim ai nuk është thjesht një himn, pasi popullariteti i tij i ka thyer të gjitha kufijtë. Kënga është kënduar në më shumë se 50 vite nga tifozët e Liverpool-it dhe gjithashtu vijon të këndohet edhe në stadiume të tjera të botës. Në Glasgow, Skoci. Në Dortmund, Gjermani.

Por kush është historia e këtij himni të famshëm?

E gjitha filloi në vitin 1940. Kënga është shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore për ‘Carousel-in’ e muzikës amerikane. Ishte shumë e vlerësuar për kohën sepse shumë njerëz kishin dashur të shkonin në luftë. Kënga ndër vite me radhë është përshtatur nga shumë arstist.

Frank Sinatra ishte i pari në vitin 1945. Ai më pas u ndoq nga Elvis Presley dhe Alicia Kays. Por versioni më i famshëm është bërë nga Garry dhe Pacemakers.

Grupi i Liverpool rregjistroi versionin e tyre në vitin 1963, i cili po i reziston kohrave.

Në stadiumin ‘Anfield’ ky himn luhet para çdo ndeshjeje dhe tifozët këndojnë së bashku. E njëjta gjë edhe pas 50 vjetësh.

A është himni më i famshëm i historisë së futbollit?

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: