Teddy Grey, një “YouTube”-r mjaft i njohur britanik, ka qenë ditët e fundit qendra e vëmendjes në mediat rozë në vendin tonë dhe Kosovë. Kjo pasi ai ka hedhur akuza ndaj disa figurave publike, modeleve Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Grey, i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, publikoi fillimisht foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendonte se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro. Grey ka zbuluar se njohja me Arta Nitajn ka ndodhur nëpërmjet një shoqeje të përbashkët, por sipas tij, ata nuk dolën bashkë kurrë. “Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Tedy Grey.

Britaniku pretendon se në bisedat që kishin pasur, Nitaj i ka folur për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë, duke i cilësuar si “derra”. Gjithashtu, “YouTube”-ri i njohur ka publikuar diçka edhe në lidhje me modelen e twerk-ut, Serena Sulën. Kjo e fundit ka pëlqyer një nga postimet e Teddy-t në rrjetet sociale, gjë e cila është postuar nga vetë ai “Instastory”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk do të zgjasje as 10 minuta me mua”, shkruan ai krahas fotos së publikuar.

Nuk ka munguar as reagimi i Serenës, e cila e ka ripostuar “story”-n e tij, shoqëruar me disa emoji. “Takohemi së shpejti” ka qenë përgjigja e “YouTuber”-it britanik.

E kontaktuar nga “Panorama Plus”, Serena Sula ka pranuar bisedën me Teddy-n, duke u shprehur se shumë shpejt do të takohen së bashku.

“Kemi folur në privat dhe më ka thënë që unë jam shumë e suksesshme, si dhe i pëlqej. Së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe e kemi lënë të takohemi nga afër. Për t’u prezantuar njëherë. Më kërkoi një video nudo duke bërë twerk. E dinte që unë isha ‘mbretëresha e twerk’.

Unë synoj famën ndërkombëtare, ndaj edhe do t’i dërgoj një video timen, por jo nudo. Diçka sensuale, por jo nudo”, shprehet Serena, duke premtuar shumë surpriza në të ardhmen në lidhje me Teddy-n.

Serena ka zbuluar gjithashtu edhe mesazhet private që ka shkëmbyer me YouTube-rin:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb