Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë takuar sot kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanin.

Në takim ambasadorët i kanë shprehur mbështetjen Metanit duke e konsideruar ILD si një institucion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu Metani i vuri në dijen ambasadorët me detyrat e institucionit siç është hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj tyre.

Kuvendi kaloi kohët e fundit ndryshimet në ligjin ”Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” që u kthye mbrapsht nga Presidenti Meta pasi e pajiste ILD me kompetenca shtesë siç ishte kërkimi dhe pezullimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

NJOFTIMI I ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zj. Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Luigi Soreca.

Inspektori i Lartë Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb