VJENË-Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif ndërpreu bisedimet bërthamore me gjashtë fuqitë e mëdha për t’u rikthyer në Teheran për konsultime me liderët iranianë, tha një burim iranian në bisedime.

”Negociatat do të vazhdojnë edhe disa ditë pas kufirit të fundit që ishte caktuar 30 qershori”, shtoi ai.

“Duke qenë se mbetet ende shumë për të bërë delegacioni iranian do të jetë në Vjenë edhe pas 1 korrikut për të arritur një marrëveshje të mirë”, tha burimi.

Në këto negociata është i pranishëm edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: