BalkanWeb siguron emrat e 5 kandidatëve të PD në listën e hapur të Qarkut të Dibrës.

Në garën e 11 majit do të jenë kandidatë Xhemal Gjukshi, ish-deputet i PD si dhe gazetari Basir Çollaku.

Lista vijon më tej me Alketa Kryemadhin.

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Përparim Spahiu gjithashtu kandidon në listën e hapur të Dibrës.

Dhe kandidati i pestë në këtë qark, në listën e hapur është Shpend Ndreu.

Lista e Hapur e PD në Dibër

1.Xhemal Gjunkshi
2.Basir Çollaku
3.Alketa Kryemadhi
4.Përparim Spahiu
5.Shpend Ndreu

Lista e mbyllur e Qarkut të Dibrës kryesohet nga Xhemal Mziu dhe Denisa Vata.

Lista e mbyllur Dibër

Xhelal Mziu
Denisa Vata

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb