NGA ERMELINDA HOXHAJ

TIRANE- Zbardhen pikët minimale dhe maksimale për programet e studimit me konkurs për vitin akademik 2015-2016. Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kandidati që nuk kalon këtë prag në konkursin e pranimit, sipas pikëve të përcaktuara për programin përkatës, nuk fiton të drejtën e studimit. “GSH” publikon listën e plotë me pikët minimale dhe maksimale sipas degëve si dhe peshën e konkursit të pranimit dhe pikët që maturantët fitojnë nga provimet e maturës.

Këtë vit, programet e studimit ku është parashikuar konkursi i pranimit janë: 28 degët e Universitetit të Arteve dhe Sporteve, 3 degët në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku përfshihen programet e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, Pedagogji Muzikore, “Pikturë e Grafikë”. Po ashtu, me konkurs është dhe programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, si dhe tri programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën – FASTIP në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës: “Menaxhim i Bankave”; “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”; “Menaxhim Hoteleri Turizëm”, – të tria këto degë janë në gjuhën angleze.

REGJISTRIMI & DOKUMENTET
Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë sekretarive të fakulteteve të universiteteve ku do garojnë, duke filluar nga data 12 gusht deri në orën 12:00 të datës 18/08/2015. Veprimet e regjistrimit në ditët e Ermelinda Hoxhaj tjera kryhen nga ora 8:30 deri në orën 18:00. Kandidatët duhet të dorëzojnë në fakultetet përkatëse disa dokumente. Regjistrimi i kandidatëve për konkurset në fakultetet e UART bëhet sipas këtyre dokumenteve: Fotokopje e letërnjoftimit ID; fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar; tarifa e regjistrimit prej 5 mijë lekësh.

Ndërkohë që te Universiteti i Sporteve, veç tyre duhet edhe formulari i kartelës mjekësore, i plotësuar me firmë dhe vulë te mjekët përkatës. Komisioni Mjekoligjor me tri firma dhe vula si dhe bashkëngjitur këtij formulari edhe EKG-ja e zemrës. Tarifa e regjistrimit për të hyrë në konkursin e pranimit është 5 mijë lekë. Ndërkohë që datat e konkursit të pranimit janë të ndryshme për secilin program studimi, por fillojnë në datën 19 gusht te Sportet, dhe mbyllen në 29 gusht te Universiteti i Arteve.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: