TIRANË- Pak ditë pas marrjes së detyrës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku do të përballet në Gjykatën e Administrative me një padi, të depozituar sot nga prokurorja Rovena Gashi, e shkarkuar me një vendim të datës 29 dhjetor 2017-të.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” argumentet me të cilat Gashi pretendon të rrëzohet padia e Arta Markut.

Sipas Rovena Gashit, vendimi i marrë nga Marku është i pabazuar në ligj, ndërsa argumenti kryesor që pritet të përdorë për mbrojtjen e saj është një bisedë e zhvilluar në zyrën e Arta Markut në prani të dy drejtuesve Adnand Xholi dhe Thoma Jano.

“BalkanWeb” mëson se gjatë kësaj bisede Arta Marku i ka kërkuar llogari për kërkesën e depozituar prej saj në KQZ, ku kërkonte heqjen e mandatit të dy deputetëve Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Glendjan Rehovicës së LSI-së.

Në prani të Adnand Xholi dhe Thoma Janos, kryeprokurorja mësohet t’i ketë thënë: “Nuk je konsultuar me mua para se të dorëzojë kërkesën për dy deputetët në KQZ”,- siç raporton “BalkanWeb”.

Madje një gjë të tillë, zonja Marku e ka konsideruar shkeje të etikës.

Sakaq, Gashi argumenton se në këtë rast ka vepruar konform ligjit, pasi KQZ-ja e pranoi kërkesën e saj, duke kërkuar kështu anulimin e vendimit tëMarkut për shkarkimin nga detyra.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb