TIRANA

Lypësja tek Rruga e Kavajës është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 40-vjeçarin S.M, i cili për motive të dobëta ka rrahur gruan.

Gruaja e komunitetit rom kishte marrë plagë sa duhej ambulanca për ta transportuar në spital.

Ndërkohë 40-vjeçari tashmë është në prangat e Policisë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb