Prokuroria e Lezhës ka arritur të deshifrojë gjithë dinamikën e vrasjes së dyfishtë të Kole Murrani dhe Preng Simoni, miq me njëri-tjetrin, ku njëri ishte rapsod i njohur.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se njëri prej dy vëllezërve të arrestuar e dënuar për ngjarjen, Aleksandër Përdoda, ka pranuar krimin, teksa vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar vrasjen.

Siç raporton gazetari Ndreka, prokuroria ka arritur të gjejë edhe armët e krimit, dy kallashnikovë, duke iu referuar përgjimeve.

Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes dy vëllezërve Edmond e Aleksandër Përdoda dhe dy miqve Kolë Murrani e Preng Simoni, këta të fundit të mbetur viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb