Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja.

Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë foton e mjetit të përdorur nga dy shtetasit rus dhe një ukrainas, që tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e Armëve në Gramsh.

Më herët gazetari Fatmir Popja raportoi se policia ka identifikuar një automjet me targa ukrainase AX 6200 IP, në afërsi të godinës.

Ndërkohë, sipas Çelmetës të parët që janë afruar pranë uzinës janë 24-vjeçari rus Mikhail Zori dhe shtetasi ukrainas, ndërsa rusja Svetlana Timofoeva priste te makina jashtë ambienteve.

Pasi janë konfliktuar me rojet verbalisht, mësohet se shteti ukrainas është larguar dhe përplasja ka vijuar vetëm mes Zorit dhe dy ushtarakëve, të cilët më pas ai i ka sulmuar me spray duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe trup.

2f3502a4 027e 4368 B063 768e2a5e48b0
2f3502a4 027e 4368 B063 768e2a5e48b0

Gjithashtu mësohet se shtetasi rus që sulmoi ushtarët me spray ishte i veshur me rroba të zeza ushtarake dhe është ndaluar i parë në vendngjarje.

Ndërkohë dy të tjerët janë kapur në zonën e Cërrikut, ndërsa lëvizja e dyshimtë e tyre është raportuar tre ditë më parë.

Gjithashtu mësohet se 24-vjeçari rus që sulmoi rojet ishte i veshur me rroba të zeza ushtarake dhe është ndaluar i pari, që në vendngjarje.

Ndërkohë, Timofoeva dhe shtetasi ukrainas janë ndaluar së bashku në zonën e Cërrikut.

Sa i përket lëvizjeve të tyre të dyshimta, ato janë raportuar tre ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb