Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uron Presidentin e sapozgjedhur hungarez, Tamás Sulyok.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Zotit Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë. Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë!
Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb