TIRANE– Zbardhet ngjarja e ndodhur tre ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu banesën e shtetasit XH.D. Ngjarja ndodhi më 27 korrik, në rrugën “Martin Camaj” në Bathore, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pas hetimeve në kuandër të operacionit policor të koduar “Pagesa”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja e autorit të dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

Ai është Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz.

“Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera.

Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Vilson Brahaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb