Coronavirus ka prekur jashtëzakonisht shumë edhe Spanjën ku mbetet ende e paqartë se kur mund të filloj futbolli. Federata spanjolle vijon punën duke hartuar plane dhe duke udhëzuar klubet në mënyrë që të jenë gati për çdo skenar të mundshëm. “Cadena Cope” ka zbuluar dosjen që Federata i ka dërguar çdo klubi, një plan punë ku përfshihen ambientet ku duhet të stërviten dhe kontrollet që duhen ti nënshtrohen futbollistët dhe stafet.

Barca
Barca

Çdo lojtar është i detyruar të bëj një tampon për Covid-19 çdo 72 orë në mënyrë që të stërvitet m pas, gjithnjë nëse del negativ. Ekipet duhet të qëndrojnë të izoluara në hotelet e tyre ku mund të futen vetëm personeli i autorizuar. Në këtë plan masash, Federata ka shtuar se do të lejohet vetëm një kuzhinier ndërsa sanitaret duhet të lajnë çdo gjë me alkool mbi 96 gradë. Fillimisht stërvitjet do të jenë individuale ndërsa më pas në grupe me 8 vetë dhe më pas të plotë. Në palestër do të lejohen vetëm 2 persona njëkohësisht. Po në rastin kur një lojtar mund të rezultojë pozitiv? Do të izolohet, ndërsa pjesë tjetër e lojtarëve dhe stafit do ti nënshtrohen menjëherë tamponit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: