Nga: Klodiana LALA

TIRANE- Pas një përballje të gjatë me drejtësinë, në shtator të 2016 Gentian Doda mori lajmin e mirë nga gjykata e Matit pasi iu hap rruga për të lënë qelitë e burgut. “BalkanWeb” ka siguruar sot vendimin e plotë të dhënë për Dodën nga Gjykata e Matit.

Një treshe gjykuese e kryesuar nga Ali Koleci firmosi për rrëzimin e akuzës së vrasjes me paramendim që rëndonte mbi supet e Dodës dhe dënoi atë me tetë vite burgim për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.
Por me çfarë argumentesh gjykata arriti në një përfundim të tillë?
gentian-doda
Së pari gjykata bën një rindërtim të ngjarjes së ndodhur tetorin e 1997, ku ndër të tjera thekson se Gazmir Deda u qëllua me armë zjarri në afërsi të Tunelit që të çon te ndërmarrja Elektriku. Ai mbeti i plagosur rëndë, por dy ditë më vonë ndërroi jetë në spital. Pak minuta përpara atentatit Gazmir Dedja, ishte takuar me të vëllain e tij Halitin, i cili e kishte këshilluar të kishte kujdes, pasi një makinë e zezë tip “Benz” me targa të Durrësit, po vinte vërdalle.

Nuk vonoi dhe dikush e thërret viktimën “O Gaz, o Gaz” dhe një person që ndodhej në makinë qëlloi në drejtim të tij me kallashnikov. Në këtë moment – arsyeton gjykata – Gazmir Dedja thërret “Më vranë o Halit”. I vëllai e dërgon drejt spitalit dhe duke qenë se ishte në gjendje, Gazmiri iu tregon të gjithë të afërmve, babait, nënës, dhe gruas se ndaj tij qëlloi Gentian Doda.

Pasi pranon këto fakte, gjykata arsyeton se sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor nr.62 date 27.10.1997 thuhet se dëmtimet e konstatuara tek viktima Gazmir Dedja, hyjne ne kategorinë e plagosjes se rende. Për Asllan Gjokën, ekspertët mjekoligjore kanë arritur ne konkluzionin se tek viktima vërehen dëmtime/plagë të shkaktuara me armë zjarri, porse shkaku i vdekjes është shoku i rëndë traumatik e hemoragjik.

Në këto kushte – thuhet në vendim – gjykata çmon se ndodhemi përpara veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje“ me pasojë vdekjen, kjo edhe për faktin se në asnjë nga deklarimet e dëshmitarëve të afërm të Dedjas, nuk provohet që midis të pandehurit dhe viktimës të ketë patur konflikte para kësaj ngjarje, ç’ka do të çonte në akuzën e vrasjes me paramendim. Veprimet e të pandehurit plotësojnë elementet e veprës penale të “Plagosjes së rëndë” me pasojë vdekjen, ashtu siç është përcaktuar në aktin e ekspertimit mjeko – ligjore, ku përcaktohet se dëmtimet e konstatuara tek Gazmir Dedja hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë. Dhe për këtë vepër i pandehuri Gentian Doda duhet të deklarohet fajtor dhe të dënohet.

Sa i përket akuzës së armëmbajtes pa leje i pandehuri nuk duhet të dënohet pasi autoritetet amerikane të drejtësisë kanë komunikuar miratimin e ekstradimit të Dodës vetëm për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Ky vendim i gjykatës së Matit u la në fuqi edhe nga treshja gjykuese e Apelit e kryesuar nga Shkëlqim Miri, i cili ka përfunduar tashmë në pranga pas dyshimeve për korrupsion. Në të dyja shkallët e gjyqësorit prokuroria ka kërkuar dënimin e 39-vjecarit me 20 vite burgim.

VENDIMI I PLOTE
vendimi8

vendimi76

vendimi877

dokumentii21

vendimi

vendimi5

vendimi 6

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb