KRUJE-Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Keisi (Elion) Hysës nga Laçi si dhe gjetjen e trupit të tij të groposur në fshatin Shelqet të Krujës. Sipas policisë, 34-vjecari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb ne kokë dhe i groposur gjatë ditës së sotme.

Policia ka arrestuar si autor të dyshuar Hysni Ramaj 31 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. T. Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti.

Viktima ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë. Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.

kruje

Keisi Hysa
(Viktima Keisi Hysa)

Njoftimi i policise:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës , Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, zbardhin vrasjen e shtetasit K.H.

Sot, më datë 14.07.2018 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Efektivët e Sektorit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi disa ditor kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit K.H. 34 vjeç, banues në Laç, të shpallur të humbur, i cili dyshohej se ishte vrarë.

Nga tërësia e veprimeve u bë e mundur gjetja e tij, i varrosur (fshehur) në fshatin Shelqet, Krujë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.
U ndalua shtetasi:

• Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. T.

Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 05.07.2018, për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. , person në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë :

• pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56;
• pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);
• një automjet tip “Golf” (dyshohet se i përkasin viktimës);
• sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)
• një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës ” parashikuar nga nenet 76, 278/2 – 25 dhe 303 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb