MAURITIUS

Një avion Al- Italia me 300 pasagjerë në bord u ndalua në ishujt Mauritius, në oqeanin Indian pjesë e kontinentit afrikan.

Sipas mediave italiane arsyeja se pse u ndalua avioni sapo preku tokën e Mauritius ishte për shkak të koronavirusit.

Në Itali tashmë gjendja është alarmante pasi ka 4 viktima dhe një rritje të madhe të numrit të të prekurve dhe autoritetet e Mauritius kanë lënë bordin e avionit italian para dy alternativave, ose karantinë në dy spitale për një kohë të caktuar ose kthim mbrapsht.

Por më pas ka pasur një ndërhyrje nga Ministria e jashtme italiane e cila ka bërë përpjekje për të zhbllokuar situatën. Mësohet që autoritetet lokale të kenë propozuar më pas që nga bordi i avionit të lejohen pasagjerët të cilët vijnë nga zonat e Italisë jashtë Lombardisë dhe Venetos, të cilat janë më të prekurat nga koronavirusi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb