E paprecedentë! Konkurrenti i Big Brother Vip 3 është ndaluar nga policia, Liam Osmani. 44-vjeçari, sipas burimeve policore, ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale mashtrim. Kujtojmë se Osmani u bë dje pjesë e spektaklit të Big Brother, duke u futur në garë për çmimin prej 100 mijë euro, por siç duket ka harruar problemet me drejtësinë. Ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar ekzekutimin e masës së dhënë nga gjykata.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb