BalkanWeb mëson se ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit, gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një reagim ka pasur nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha. Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën.

Ndërkohë, në deklarimin e tij, BalkanWeb mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Dëshmia e Xhixhës: 

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: