Zbritja nga maja, nuk i ka shkuar siç duhet një parashutisti në Vlorë, i cili për pak mund të humbiste dhe jetën.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për BalkanWeb, se gjatë zbritjes për një tokë, një gabim, ka bërë që parashutisti të përplasej me një nga palmat gjigante në shesh.

Si pasojë e përplasjes në fortë, ai ka dhimbje të forta në pjesën e qafës.

Aktualisht, pritet mbërritja e ambulancës në vendngjarje për ta transportuar parashutistin e lënduar në spital.

Mësohet, se sportisti në fjalë nuk është shqiptar, por shtetas i huaj, e krahas plagëve në qafë, ai ka treguar se ndjen dhimbje në shumë pjesë të trupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb