Dëshmi tronditëse ka zbuluar BBC, të cilat flasin për abuzim dhe torturë nga themeluesi i një prej kishave ungjillore të krishtera më të mëdha në botë.

Sipas BBC, dhjetëra ish-anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha Kombeve, britanikë, pretendojnë se  TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar.

Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos shtrihen pothuajse 20 vjet. Kisha e Sinagogës së të Gjithë Kombeve nuk iu përgjigj akuzave, por tha se pretendimet e mëparshme kanë qenë të pabaza.

TB Joshua, i cili vdiq në vitin 2021, ishte një predikues jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili kishte ndjekës të jashtëzakonshëm global. Gjetjet e BBC-së gjatë një hetimi dy-vjeçar përfshijnë dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë të dhunës fizike ose torturave të kryera nga Joshua, duke përfshirë rastet e abuzimit të fëmijëve dhe njerëzve që fshikulloheshin dhe lidheshin me zinxhirë.

Po ashtu ka akuza të shumta për aborte të detyruara brenda kishës pas përdhunimeve të supozuara nga Joshua, ku një grua deklaron se ka abortuar 5 herë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: