Gjatë studimeve arkeologjike në rajonin historik Sakara, që përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ndodhen varret e faraonëve, u zbuluan 250 mumie dhe 150 statuja, të cilat vlerësohet se datojnë në vitin 500 para Krishtit.

Gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur edhe objekte të reja që i përkasin periudhës antike të Egjiptit.

Ky është zbulimi më i madh i bërë në Sakara, që nga viti 2018.

Një papirus që besohet të jetë pjesë e “Librit të të Vdekurve” u gjet në një varr.

“Libri i të vdekurve”, që përmban fraza fetare që besohet se udhëzon të vdekurit, njihet si një libër fetar i përdorur në ritet funerale në Egjiptin e lashtë, midis viteve 1550-50 para Krishtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: