“Mund të duket e çuditshme kur dëgjon se jeton në majë të një varreze, por ne jemi mësuar”, kështu shprehet Ana Maria Nieto e cila jeton në Arica.

Arica është në kufi me Perunë dhe është ndërtuar mbi dunat ranorë të shkretëtirës Atacama, shkretëtira më e thatë në botë.

Shumë kohë më parë qyteti bregdetar ishte shtëpia e njerëzve Chinchorro.

 120713086 Gettyimages 558027433

 

 120713088 Gettyimages 1232867468

Kultura e tyre filloi të njihej pasi Organizata kulturore e Kombve të Bashkuara, Unesco shtoi qindra mumie të ruajtura në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Për herë të parë mumiet Chinchorro u dokumentuan në 1917 nga arkeologu gjerman Max Uhle, i cili kishte gjetur disa nga trupat në plazh, por që u deshën dekada kërkime për të përcaktuar moshën e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Përfundimisht u bë me dije se mumiet ishin më shumë se 7000 vjet të vjetra, duke i bërë ato provat më të vjetra arkeologjike të njohura të trupave ë mumifikuar artificialisht.

10

 

 120739999 Gettyimages 481608587

Njerëzit atje i mbushin trupat me fibra natyralë dhe shkopinj për të mbajtur drejt, ndërsa vendosnin flokë të zinj të trashë në kokën e mumies dhe fytyrën ua mbulonin me argjilë. Po ashtu u vendosnin një maskë me hapje për sytë dhe gojën.

Metodat e reja për mumifikimin e tyre ndryshonin nga ajo e egjiptianëve.

Vendaset Ana Maria Nieto dhe Paola Pimentel shprehen të emocionuar që UNESCO ka njohur rëndësinë e kulturës Chinchorro.

Ndërkohë po bëhen plane për krijimin e një muzeu, në mënyrë që vendasit të tregojnë trashëgiminë e tyre.

Aktualisht vetëm një pjesë e vogël e më shumë se 300 mumieve Chinchorro janë të ekspozuara, shumica prej tyre janë vendosur në Muzeun Arkeologjik San Miguel de Azarpa.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Gerardo Espindola Rojas shpreson që shtimi i mumieve në Listën  e Trashëgimisë Botërore të nxisë turizmin dhe të tërheqë fonde shtesë.

“Ky është një qytet i vogël, por miqësor. Ne duam që turistë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota të vijnë dhe të mësojnë për kulturën e pabesueshme Chinchorro me të cilën kemi jetuar gjatë gjithë jetës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb