Një dezertor i ushtrisë së Shtetit Islamik, ka arritur të shkëputet nga grupi terrorist duke siguruar dosjen e plotë të 22 mijë luftëtarëve ISIS-it.

Këto dosje, mësohet se janë përpiluar nga Administrata e Përgjithshme e Kufirit të Shtetit Islamik. Nga  verifikimi i 1700 dokumenteve ne 22 mijë dosje në total të luftëtarëve të ISIS-it rezultojnë edhe 25 shtetas shqipare dhe 23 të tjerë nga Kosova.

ABC News ka arritur të sigurojë një kopje të dosjes së plotë të një luftëtari nga Kosova, i cili është bërë pjesë e shtetit islamik më 29 korrik të 2013. Në këtë formular që shihni më sipër, i përbëre nga 23 pyetje, është shkruar në gjuhën arabe dhe nga përkthimi, rezulton se aty jepen të dhënat personale të çdo pjesëtari të ISIS-it. Por për shkak të sensitivitetit të informacionit, disa element jane fshehur për të mbrojtur privatesine e familjes se xhihadistit. Për ketë asyje, emri, datelindja dhe numri i telefonit janë fshehur.

Bëhet fjalë për luftetarin me nofkën “Abu Suleyman”, i biri i Faridas, i cili është regjistruar si Shqiptar por që jetonte në Kosovë. Abu Suleyman ka qenë i martuar, ka pasur një fëmijë dhe ka punuar si bojaxhi në Kosovë. Nga formulari mesohet që Abu Suleyman ka mbaruar shkollen e mesme dhe ka vetëm njohuri elementare të fese islame. Po ashtu xhihadisti shqiptar ka tipin e gjakut “O” pozitiv dhe nuk ka udhetuar asnjëherë jashtë Kosovës.

Në pyetjen nese Abu Suleyman preferon të jete një luftetar, kamikaz, punëtor apo studiues i Kuranit, ai ka zgjedhur të jetë luftëtar.

Formulari përfundon me adresën e banimit që është qyteti sirian Tal Rifat dhe që është regjistruar në korrik të 2013.

Sipas këtij dokumenti, te vene ne dispozicion nga dezertori i ISIS-it , tregon se çdo shtetas që i bashkohet shtetit islamik duhet të plotësoje këtë formular duke ju përgjigjur 23 pyetjeve. Nga verifikimi I tyre rezulton se shtetit islamik, i janë bashkuar 22 mijë luftëtare që vijnë nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb