KAVAJE- Zbulohen fotografitë familjare të Elvis Rroshit, kryebashkiakut të Kavajës, që sapo ka fituar një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste. Për herë të parë, ai ka shfaqur publikisht bashkëshorten e tij, 25 -vjeçaren Irisa Guma dhe vajzën 1 vjeçe e gjysmë.

E kuruar në detaje dhe e veshur me fustan të kuq, të bukur, por i paekzagjeruar, Irisa ka shoqëruar Elvis Rroshin teksa ky është prezantuar zyrtarisht si kandidat i PS-së në fillim të majit. Fotografitë janë hedhur edhe në profilin e tij në “Facebook” që asokohe, por kanë mbetur si në hije dhe kanë kaluar pa asnjë vëmendje apo komente, pasi gjatë fushatës shtabi pranë Elvis Rroshit reklamonte me dhjetëra “shkrepje” nga takimet elektorale, ku shpesh mbizotëronin femrat dhe ndaj nuk u kuptua qartë kur doli në publik me bashkëshorten.

Nëse do t’i shihnim me detaje ato foto familjare, përveçse politikan, Elvisi është kujdesur që të tregojë edhe anën e tij si baba i dashur, duke ecur përmes turmës elektorale me vajzën në krah, që e paraqet si princeshë të vogël, veshur me të bardha. Duket se fotografia familjare i ka sjellë fat Elvis Rroshit, pasi ai mundi rivalin e tij Engjëll Cara të Partisë Demokratike me diferencë të thellë votash, duke fituar kështu për herë të dytë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Që kur ish-e fejuara Griselda Zaimi sajoi në vitin 2011 historinë horror të rrëmbimit dhe abortit të detyruar, ku gjithçka rezultoi e rreme, përfshi edhe shtatzëninë e saj, Elvis Rroshi nuk ndau më me publikun jetën e tij personale. Madje, një vit pas kësaj ngjarjeje, u duk se e harroi fare çfarë kishte ndodhur, pasi nisën të qarkullojnë fjalë se po shoqërohej me një tjetër femër, që ishte edhe fqinja e tij, vajza e Shkëlqim dhe Pranvera Gumës.
(ed.me/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: