IRAN

Ditën e sotme ushtria iraniane pranoi se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin ukrainas, incident nga i cili humbën jetën të 176 njerëzit në bord disa ditë më parë në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane, “Fars” ka qenë pikërisht lideri suprem Ali Khamenei që dha urdhër për të treguar dhe për të bërë publike të vertetën në lidhje më avionin e rrëzuar.

“Sapo lideri suprem u informua në lidhje me gabimin katastrofik urdhëroi që rezultati i hetimit të bëhej i njohur në mënyrë të qartë, të sinqertë dhe të ndershme”- raporton Fars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb