QAFË THANA

BalkanWeb mëson arsyen se pse është bllokuar Qafë Thana ndërkohë që dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa lëvizur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një autobus dhe kamion kanë rrëshkitur duke sjellë trafikun e rënduar në këtë zonë.

Prej mbi 2 rësh asnjë makinë nuk lëviz, teksa pak më parë aktorja Zamira Kita e cila është një prej të bllokuarave tha se situata është shumë e vështirë.

Ndërkohë as borëpastruesja nuk ndërhyun dot pasi e ka të pamundur të hyjë prej trafikut. Si pasojë e kësaj, është bllokuar edhe pika kufitare e Qafë-Thanës duke krijuar radhë rreth 2 kilometër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb