Është zbuluar artisti i parë që do performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë: Fedez.

Artisti i mirënjohur do ngjitet në skenën e festivalit që do mbahet në vendin tonë 26-27-28 gusht. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë i madh me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”. Postimi është publikuar edhe në faqen e Fedez.
Chiara Ferragni dhe Fedez kanë një raport shumë të mirë me Dua Lipën. Shpesh herë ata i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa.

Nuk mungon as mbështetja që i falin njëri-tjetrit rreth projekteve të ndryshme, apo urimet për ditëlindje. Madje blogerja e ka uruar në shqip Duan dy vite më parë duke shkruar: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”
Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, është një reper, këngëtar, kompozitor, personalitet i mediave sociale dhe biznesmen italian. Fedez ka 5 albume të renditur #1 në Itali, 25 këngë të renditura në mesin e dhjetë këngëve më të mira (11 prej të cilave arritën në vendin e parë) dhe 50 çertifikime Platinum.

Në vitin 2021, Fedez ishte një nga artistët që konkurroi në Sanremo me “Chiamami per nome” dhe përfundoi në vendin e dytë. /Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb