“BalkanWeb” zbulon foton e terroristit 24-vjeçar nga Taxhikistani, që u arrestua sot në Tiranë. Siç shihet në foto, i riu Komron Zukhurov mban në kokë një kapelë, ndërsa ka edhe mjekër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, pasi akuzohej për veprën penale pjesëmarrje në organizata të huaja terroriste, përkatësisht ISIS.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti.

Gjatë kesaj periudhe, rrinte në një shtepi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb