Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me 37-vjeçaren shqiptare, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël.”, -thanë familjarët për BW.

Prostituta Shqiptare Ne France
Prostituta Shqiptare Ne France

Mediat franceze teksa publikuan lajmin për shqiptaren, shkruanin se ajo u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.
“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb