Një qytetar pjesëmarrës në marshimin protestues në Tiranë, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, u shpreh se pjesëmarrja në protestën e 28 nëntorit pritet të jetë e madhe.
Ai theksoi se protestuesit nuk synojnë bllokimin e rrugëve, por kundërshtimin e qarkullimit të zakonshëm, ndërsa bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e radhës.
“Ne nuk na lejojnë të bllokojmë rrugë, ne po bllokojmë trafikun. Pjesëmarrja do të jetë e madhe. Dy herë është çliruar Shqipëria, ta bëjmë nëntorin e tretë. Sa më shumë pjesëmarrës më 28 nëntor. Ky të ikë pa dhunë, të ikë vetë, pa gjak!”, u shpreh qytetari.
