ITALI – Javën e kaluar një 35-vjeçar shqiptar u bë lajmi i ditës në Itali pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu i Alessandrias. Edhe pse më parë autoritetet italiane nuk zbuluan identitetin e shqiptarit për arsye sigurie, tashmë emri dhe foto e tij janë bërë publike. Ai është Besnik Mirra, dhe arriti të dilte jashtë mureve të burgut në momentin kur po punonte në ambientet e parkingut të burgut.
Edhe pse policia hapi menjëherë alarmin dhe nisën kërkimet për të rreth zonës ende nuk ka asnjë gjurmë të 35-vjeçarit. Sipas mediave italiane Mirra kishte kryer 10 vite nga dënimi për krime kundër pasurisë dhe pritej të dilte nga burgu në vitin 2024.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së premtes.
(e.f/BalkanWeb)