GREQI- Policia greke zbulon kopshtin me 1124 bimë kanabis mbi 3 metra në zonë rurale te Selanikut.

Ne të njëjtin kopësht u sekuestruan dhe 7 kg e 50 gram hashash. Policia arrestoi një 36 vjecar shtetas të huaj (nga vend i Lindjes se Mesme) ndërsa u identifikuan si bashkëpunëtor dhe kërkohen një  shtetas shqiptar 25-vjec dhe një shtetas grek 24 vjeç.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: