DURRËS

Policia Kufitare ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve duke proceduar penalisht një 39-vjeçar..

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.

Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb