OKB ka dhënë alarmin se talebanët tashmë kanë nisur gjuetinë ndaj të gjithë nejrëzve që punuan e bashkëpunuar me NATO e SHBA në Afganistan.

Sipas dokumentit konfidencial, talebanët po arrestojnë e kërcënojnë më vdekje anëtarët e familjeve të individëve të shënjestruar që nuk po u dorëzohen ende.

Në fakt, ky plan i talebanëve ka filluar para se ata të merrnin nën kontroll vendin dhe për këtë dyshohet se kanë krijuar edhe harta të veçanta për vendndodhjen e tyre apo të familjeve të tyre.

Më të rrezikuar thuhet se janë punonjësit në Polici, ushtri e hetuesat. Madje talebanët po kryejnë kontrolle edhe në aeroport teksa disa personeli i huaj po evakuohet nga Kabuli.

Duke instaluar regjimin e ri, talebanët po zgjerojnë mjetet e tyre informuese teksa në të shkuarën kanë treguar se me ligjet e tyre ekstremiste dhe regjimet barbare kanë shkaktuar shumë dëme ndaj qytetarëve deri në krime të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb