Policia spanjolle ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë, të cilët u kapën në një plantacion droge. Mediat spanjolle raportojnë se plantacioni ishte në komunën e Baix Penedès, më i madhi i kapur ndonjëherë në këtë zonë.

Katër personat, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, do të dalin para gjykatës në orët në vijim. Falë bashkëpunimit me teknikët e ENDESA-s, është zbuluar një mashtrim në rrjetin elektrik 150 amper, i cili mund të furnizonte 70 banesa. Ndërkohë, në plantacion u sekuestruan bimë marijuane gati për shitje edhe 22 kg me fidanë kanabisi.

Në 14 dhjetor, një plantacion marijuane u çmontua ku u zbuluan 700 rrënjë kanabisi dhe u arrestuan dy persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb