Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruan në “facebook” se ka arritur në 748 mijë numri i të vaksinuarve ndaj koronavirusit deri më tani.

Manastirliu thekson se gjatë ditës së sotme janë injektuar 12 621 vaksina, ndërsa shton se vaksinimi nuk do të ndalet deri te arritja e objektivit me 1 milion brenda qershorit.

“Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh?, teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik ? ? ? ✅ #VaksinimiNukNdalet?? drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda Qershorit?”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb