SHBA

Një 65 vjeçar në Arkansas SHBA u qëllua për vdekje nga gruaja e tij. Kjo e fundit e kishte kapur disa herë Frank Hill duke parë firma porno në kanalet satelitore. Situata u rëndua më shumë kur Patricia Hill, 69 vjece zbuloi se bashkëshorti i saj ishte abonuar në një kanal që transmetonte filma për të rritur.

Ajo ishte përpjekur disa herë që ta bindur të hiqtë dorë por më kot ai nuk pranonte. Më pas bashkëshortja e ka qëlluar, në fillim në këmbë pastaj në kokë. Sipas New York Post, kur policia mbërriti në shtëpinë e të moshuarve arma e krimit ishte afër trupit të pajetë dhe afër faturës së abonimit satelitor. Policia e shoqëroi në komisariat bashkëshorten, e cila pranoi krimin.

Ajo tha se ishte munduar disa herë ta bindte bashkëshortin për të hequr dorë nga abonimi, madje kishte arritur deri atje sa ta çaktivizonte, por e kotë. Patricia Hill tregoi se në momentet e kryerje së krimit nuk ishte në vetë dhe ndihej mjaft e tronditur nga çfarë kishte ndodhur.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb