Sulmuesi portugez Rafael Leão ka lënë të kuptohet se koha e tij te Milan ka marrë fund. Në një intervistë, sulmuesi 26-vjeçar deklaroi se ndihet krenar për gjithçka që ka arritur me kuqezinjtë, por se tani është gati për një sfidë të re në një ekip tjetër.
“Mendoj se i dhashë Milanit gjithçka që munda. Ishte një klub që më ndihmoi shumë të rritesha, e që më mbështeti në kohë të vështira. Jam i lumtur që kam mundur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit. Dua të provoj një sfidë të re në një ligë të re”.
Spanja, Premier League apo Arabia Saudite? Nuk e di. Tani për tani gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës, të ndihmoj ekipin kombëtar dhe të bëj mirë. Pastaj do të vlerësoj mundësitë për të vazhduar karrierën time dhe të garoj në nivelet më të larta të futbollit evropian”.
